Pjesa më e madhe prej nesh do të dëshironin të ishin më të fokusuar dhe më produktivë gjatë ditës.
Të gjithë ne kërkojmë të jemi më produktivë çdo ditë, duke mos ndier pasojat e burnout apo rraskapitjes.
Burnout i prek të gjithë, si punonjësit e thjeshtë edhe drejtuesit e nivelit të lartë. Asnjë sektor nuk është imun.
Në vitin 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi burnout si diagnozë të ligjshme mjekësore.
OBSH e përkufizon burnout si “një sindromë që vjen si rezultat i stresit kronik në vendin e punës që nuk është menaxhuar me sukses”.
Dy hapa për të qenë produktiv në punë, duke mos pësuar burnout
Si mund të jemi më produktivë gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë të reduktojmë zakonet që shkaktojnë burnout dhe “stres kronik në vendin e punës”?
1. Shkëputuni nga ekranet
Sipas një sondazhi në vitin 2019, të kryer te 1057 punonjës amerikanë, 87% e profesionistëve e kalon pjesën më të madhe të ditës së punës para ekranit të kompjuterit – mesatarisht 7 orë në ditë.
Kjo e dhënë ishte para Covid! Laptopët dhe pajisjet e tjera janë të rëndësishme për produktivitetin, por sa prej nesh largohen me vetëdije nga ekranet?
Shkëputja rregullisht nga ekranet dhe pajisjet është thelbësore.
Studimi zbuloi se “punonjësit që bëjnë pushime të shkurtra çdo 90 minuta kanë nivele më të larta përqendrimi dhe produktiviteti”.
Ndaj, mbylleni kompjuterin dhe bëni një shëtitje në natyrë. Në këtë mënyrë, truri juaj do të rigjenerohet për detyrën e ardhshme.
2. Punoni në intervale të fokusuara
Në mënyrë analoge, ekspertët që studiojnë shkencën e performancës njerëzore kanë arritur në përfundimin se çlodhja është çelësi për produktivitetin më të mirë.
Sipas ekspertëve, nëse ju jeni mësuar duke punuar gjithnjë e më shumë, për të arritur gjithnjë e më shumë, do ta bëni këtë gjë përgjysmë.
Kur arrihet ekuilibri i duhur mes angazhimit të palodhur në punë dhe çlodhjes dhe rikuperimit të nevojshëm që ajo punë e vështirë të absorbohet, mund të përmirësoheni në çdo gjë që po bëni.
Përveç shtatë apo tetë orëve të gjumit të nevojshme, që shumë sipërmarrës dhe CEO i lënë pas dore, bërja e pushimeve të zgjuara gjatë ditës së punës dhe shkëputja për periudha më të gjata pushimi janë kyçe për të qenë më produktivë.
Me fjalë të tjera, nëse mund të bëni një hap pas dhe t’i lejoni vetes 5 deri në 10 minuta pushim për çdo orë që punoni, kjo do t’i periudhat tuaja vërtet të vështira dhe stresuese më produktive.
Praktikimi i kësaj qasjeje, e bazuar në intervale ndaj produktivitetit, mund të ndryshojë vendin e punës.
/ Marcel Schwantes, INC