Turqia do të ulë çmimet e konsumit sa më shpejt të jetë e mundur, tha të mërkurën Presidenti Tajip Erdogan, pasi inflacioni vjetor u rrit në nivelin më të lartë në 19 vjet në dhjetor.
Në një fjalim para ligjvënësve nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Parlament, Erdogan tha se shifrat e inflacionit nuk ishin në përputhje me realitetet ekonomike në Turqi dhe ai shpresonte të shihte përfitimet e politikës ekonomike të Ankarasë gjatë verës.
Inflacioni vjetor i Turqisë u rrit gati 36.1% në dhjetor, niveli më i lartë që nga shtatori 2002, sipas të dhënave zyrtare, i nxitur kryesisht nga dobësimi i lirës turke dhe rritja e çmimeve të transportit dhe ushqimeve.
“Ka një problem inflacioni në vendin tonë. Për më tepër, përveç inflacionit, Turqia po përballet edhe me problemin e luhatjes së kursit të këmbimit. Rritja e inflacionit ka mbetur relativisht poshtë vendeve të tjera”, tha Erdogan./ Daily Sabah