Monedha europiane duket se nuk po e ndal rritjen në tregun vendas të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët është forcuar 0.13 lekë kundrejt asaj vendase.
Euro këmbehet sot me 139.84 lekë, 0.13 lekë më shumë se një ditë më parë.
Dollari ndërkohë ka mundur të ruajë të njëjtin nivel në treg, duke mos pësuar as edhe një ndryshim në ditën e sotme në raport me monedhën vendase. 1 dollar këmbehej sot me 107.41 lekë.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 107.41 0.00
EURO EUR 139.84 +0.13
Poundi Britanik GBP 160.78 +1.26
Franga Zviceriane CHF 113.47 +0.13
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.