Expocity Albania vjen me risi në edicionin e 6 të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, që do të zhvillohet në datat 5-6 prill. Aktiviteti do të jetë një platformë unike komunikimi për turizmin, duke bërë bashkë kërkesën dhe ofertën e palëve të interesuara. Panairi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer informacione të vlefshme për të ardhmen e turizmit në vend. Ndër partnerët kryesorë janë Diamma Resort, Destiny Hotel, Kastrati Group, Ixpira, Union Bank e shumë të tjerë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.