Sipas disa zërave, kompania amerikane është duke testuar një pajisje e menduar për shtëpinë. Mendohet se do të prezantohet pranverën e ardhshme
Facebook nuk është vetëm rrjeti social më popullor. Facebok është shumë më shumë. Është një kompani që prej vitesh projekton dhe zhvillon teknologji të reja. Është shumë aktive, për shembull në fushën e inteligjencës artificiale. Dhe jo vetëm. Shumë shpejt, Facebook mund të prezantojë një pajisje për video-thirrje.
Nuk po flasim për mundësinë për të bërë thirrje audio-video nëpërmjet platformës së Zuckerberg. Ky shërbim është i disponueshëm prek kohësh në Messenger. Sipas disa burimeve, Facebook synon të prezantojë një pajisje për videochat, e menduar për shtëpinë. Nuk është thjesht një sistem Smart Home, por një mjet komunikimi alternativ dhe i pasur me funksione inovative. Pajisja misterioze mund të prezantohet gjatë verës së vitit 2018, gjatë F8, konferenca e Facebook kushtuar projektuesve.
Pajisja për video-thirrje për momentin është vetëm një prototip, që Facebook është duke e testuar. Ajo ka një ekran të madh, i ngjashëm me atë të një Notebook dhe një sistem fotokamerash. Ekrani i madh dhe fotokamera janë dy elementet kryesore. Sipas zërave të Bloomberg, ekrani do të jetë 13 – 15 inç. Po ashtu do të ketë speakers dhe mikrofonë.
Sa i përket fotokamerës, ajo do të jetë në gjendje të njohë objekte dhe persona. Pajisja do të “drejtohet” nga inteligjenca artificiale. Thuhet se pajisja mund të ketë edhe një fotokamerë 360 gradë.