Historia filloi në vitin 1972, si pjesë e festimeve për 50-vjetorin e Radios KOB. Festivali i parë mblodhi 13 balona dhe 20,000 spektatorë. Ky festival rritej çdo vit, në masën e festivalit më të madh të balonave në botë. Rekordi u arrit në vitin 2000, kur morën pjesë 1,019 balona në paradë.
Festivali i Balonave paraqet disa konkurse, si Sfida Fiesta, ku njerëzit në balonë përpiqen të hedhin një shënues sa më afër një shënjestre. Evenimente speciale përfshijnë artistë vendas që përfaqësohen nga balonat e krijuara prej tyre, ose evenimenti Mass Ascension, ku qielli mbushet me mijëra balona njëherësh. Të gjitha balonat ngrihen nga Balloon Fiesta Park, një vend prej 78 akrash ku mblidhen spektatorët.
Dawn Patrol është pjesë e spektaklit të mbrëmjes, ku disa balona speciale ndriçojnë natën. Pilotët krijojnë një spektakël me një koreografi të veçantë me balona ndriçuese që ngrihen në qiellin e natës.
Klima e mrekullueshme që krijohet nga qiejt e pastër dhe blu dhe erërat e qeta, mundësojnë që balonat të lëvizin nga era, pa nevojën e pilotimit. Nëse jeni në Nju Meksiko në muajin tetor, sigurohuni të rezervoni pak kohë për të shijuar Festivalin më të Madh të Balonave në botë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.