Kërkimi i punës përbën vërtet një sfidë. Ju dëshironi të ecni përpara dhe punë-kërkimi ju bën të ndiheni disi të penguar. Me objektivin tuaj primar fokusuar në kërkimin për punë, ju mund të humbni perspektivën mbi shanset e dobishme që do të hasni gjatë kërkimit tuaj. Ndërsa kërkimi për punë dhe mundësitë që ndeshni mund të duken përkundër logjikës, në realitet ajo është një kohë e volitshme për të rregulluar perspektivat dhe të vështroni dhe analizoni një tabllo më të gjerë.
Mundësitë ka të ngjarë t’ju shfaqen nga shumë aspekte përfshirë në kërkimin tuaj të punës. Në fakt, çdo detyrë që ju ndërmarrni është një mundësi që jut ë bëheni një kandidat më i mirë për punën.
Mundësitë ndodhin në shumë forma: të tilla si”
- • Intervistat-kjo është mundësi e përkryer për të zgjeruar rrjetin tuaj. Edhe nëse ju nuk merrni një ofertë, ky është shansi për të takuar njerëz në fushën tuaj dhe përmirësuar teknikën tuaj të intervistimit. Nxirrni më të mirën nga çdo interviste.
- Kontaktet- LinkedIn-kjo është një mundësi e vlefshme duke qënë se këto përfaqësojnë kontakte profesionale në fushën tuaj që mund t’ju japin informacion mbi pozicionet e disponueshme. Ruani kontaktet dhe bashkëveproni me ta mbi një bazë të rregullt.
- Puna vullneatre-jo vetëm që vullnetarizmit ju mundëson të jepni kontributin tuaj për të tjerët, po mund të shërbejë si skena ku të shpalosni dhe mbani të azhornuar setin tuaj të aftësive. Ju mund të gjeni gjithashtu edhe të tjerë individë për t’ia shtuar rrjetit tuaj.
Ndërsa ju jeni në gjendje tranzicioni është e rëndësishme të kujtoni se sfida e punë kërkimit do ju sigurojë me shumë burime të ndryshme mundësish. Sigurpni kohën e duhur për të festuar anët pozitive të kërkimit të punës duke shpërblyer veten pasi të keni përfunduar intervista, të keni takuar njerëz të rinj, te keni punuar për të zgjeruar rrjetin tuaj, ose ndërsa jeni fizikisht aktiv. Jo vetëm do të ndiheni më mire rreth këtij procesi, po dicka e tillë do të shpaloset edhe gjatë gjithë intervistave dhe ndërveprimeve personale me të tjerët. Cdo mundësi me të cilën përballeni do ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar në arritjen e objektivit për jë punë të re.