“Fiera del Levante” është panairi i përvitshëm italian, i cili në edicionin e 79-të saj, i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë në Bari, ka të ftuar edhe kryeministrin Rama.
Rama pritet që të inagurojë rrugën “Albania”, brenda territorit prej 280 mijë metra katrorë të këtij panairi.
Sot do të zhvillohet edhe një takim mes të gjithë pjesëmarrësve, politikanë, ekonomistë dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme ndërkombëtare, në formën e bisedimit, me temën “Rrugët e reja të Levantes. Sipërmarrjet e vendeve të jugut e sfida e internacionalizmit”.
Njoftimi për shtyp i Fiera Del Levante tregon se , edhe këtë vit, qëllimi i panairit është afrimi i sipërmarrjes italiane me kompani të tjera, në fushën e infrastrukturës rrugore por edhe më tej.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.