Për të dytin vit me radhë, pandemia e Covid-19 ka goditur në mënyrë të ndjeshme futbollin dhe të gjithë aktivitetet e tjera në botë.
Megjithatë, futbolli ka mbetur dinamik, me transferimet e lojtarëve që mbeten një pjesë e rëndësishme e lojës në çdo vend të botës. Në vitin 2021, 185 nga 211 federatat anëtare të FIFA-s u përfshinë në transferime të lojtarëve profesionistë në të gjithë kontinentin, siç tregon figura 1 më poshtë.
Në rritje me 5.1% krahasuar me 2020-n, në vitin 2021 u regjistruan 18.068 transferime ndërkombëtare në futbollin profesionist për meshkuj, vetëm pak më poshtë niveleve të para-pandemisë në 2019-n (18.080 transferime).
Këto janë përfundimet e studimit të FIFA Global Transfer Report, për vitin 2021, që analizon transferimet e lojtarëve profesionistë dhe amatorë, për meshkuj dhe femra.
Në vitin 2021, u përfshinë 15.617 lojtarë të ndryshëm në transferime, nga 179 kombësi, ku 2.115 e tyre janë transferuar më shumë se një herë brenda një viti (për shembull në transferime në huazim vajtje dhe rikthim në të njëjtin vit).
Në vitin 2021 u përfshinë në transferime në total 185 (nga 211) federata anëtare të FIFA-s, dy më pak krahasuar me 2020-n, por numri i klubeve të përfshira në transferime ndërkombëtare u rrit me 9.2% në 4.544, duke shënuar një rekord të ri (rreth 400 më shumë krahasuar me 2019-n). Pjesa më e madhe e transferimeve (52.6%) u mbyllën para (me të paktën 2 apo 4 javë) fundit të regjistrimit të federatës së përfshirë.
Shpenzimet për komisionet e transferimit
Në vitin 2021 dhe në kontrast me numrin total të transferimeve, shpenzimet për komisionet e transferimit ranë për të dytin vit me radhë, në 4.86 miliardë dollarë, në rënie me 13.6% krahasuar me 2020 dhe me 33.8%, krahasuar me nivelet rekord të 2019-s (7.35 miliardë dollarë).
Kjo do të thotë se ndërkohë që klubet kishin nevojë të forconin skuadrat e tyre (me numrin e përgjithshëm të transferimeve në një nivel të ngjashëm me rekordin e 2019-s), klubet nuk ishin aq të gatshëm të paguanin shpenzimet e transferimit, kështu që totali i shpenzimeve për transferimet ishte në nivelet më të ulëta të pesë viteve te fundit në 2021-shin.
Figura 16 tregon 10 transferimet e para të lojtarëve ndërkombëtarë nga totali në vitin 2021. Vetëm këto dhjetë transferime gjeneruan thuajse 15% të totalit të shpenzimeve për transferim në 2021. Në të njëjtën mënyrë, nga 2.217 transferime me komisione, 100 të parët ishin përgjegjës për më shumë se 50% të gjithë shpenzimeve të transferimeve në vitin 2021.
Blerja e Romelu Lukaku nga Chelsea ishte transferimi me vlerën më të lartë në 2021-shin, me Jadon Sancho e Achraf Hakimi që plotësojnë tre vendet e para.
Kombësia
Në vitin 2021, lojtarë nga 179 kombësi të ndryshme u përfshinë në transferime ndërkombëtare, duke kontribuar në ekosistemin e qëndrueshëm të futbollit në të gjithë botën. Vetëm 10 kombësitë e para përfaqësojnë më shumë se 40% të të gjithë transferimeve ndërkombëtare në vitin 2021 (figura 23-24)
Anglia kryeson dhjetë federatat që kanë shpenzuar më shumë në transferime lojtarësh, me 1.386,2 milionë dollarë, ndjekur nga Italia me 6.667 milionë dollarë dhe Franca në vend të tretë, me 5.118 milionë dollarë.
Futbolli për femra, ende në lulëzim
Futbolli për femra vijojë të lulëzojë në vitin 2021, me numrin e klubeve të përfshira në transferime ndërkombëtarë në rritje, nga 347 në vitin 2020 në 414 klube në vitin 2021, duke shënuar rritje me 19.3%. Ky është një tregues i progreseve të jashtëzakonshme që janë bërë, me një numër vjetor gjithnjë e më të lartë të futbollisteve që kalojnë në futbollin profesionist.
Në vitin 2021 u regjistruan 1304 transferime ndërkombëtare, në rritje me 26.2% krahasuar me një vit më parë. Në ndryshim nga futbolli për meshkuj, shpenzimet në komisione transferimi në futbollin profesionist për femra u rritën me 78.2%, nga 1.2 milionë dollarë në vitin 2020 në 2.1 milionë dollarë në vitin 2021.