Nëbazë të nenit 6 të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar, Ministria e Financave shpall njoftimin për fillimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatit për Anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv, pas emërimit nga Kuvendi.
Sipas nenit 5 të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”,i ndryshuar, anëtarii Bordit duhet të jetë:
1. shtetas shqiptar.
2. me arsim të lartë ekonomik, juridik ose të lidhur me shkencën e aktuarëve.
3. me përvojë të paktën 7-vjeçare, nga e cila te paktën 5 vjet në njërën nga këto fusha ose në disa prej tyre të marra së bashku:
a) financë-kontabilitet;
b) administrim i shoqërive tregtare;
c) këshillim ligjor i shoqërive tregtare;
ç) hartim legjislacioni;
d) shkencë e aktuarëve;
dh) sigurime shoqërore dhe pensione.
4. me integritet moral dhe profesional.
5. i paangazhuar në funksione drejtuese partiake.
6. i pashpallur si i dënuar penalisht, me vendim gjykate të formës së prerë.
7. në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore për konfliktin e interesave.
Përbën avantazh për kandidatin përmbushja edhe e kritereve të tjera plotësuese:
1) Studime të avancuara në fushën e financave, të administrimit të biznesit dhe drejtësisë (master ose doktoraturë).
2) Eksperiencë në fushën e sigurimeve/fondeve te pensioneve/fondeve të investimeve /bankave.
3) Eksperiencë drejtimi në nivele të larta.
4) Aftësi të shkëlqyera të komunikimit në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze.
Nuk mund të jetë anëtar i Bordit të Autoritetit personi, i cili:
a) në tre vitet e fundit ka qenë ortak, aksionar, apo anëtar i organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura;
b) ka lidhje familjare me personat e parashikuar në shkronjën “a” të këtij paragrafi;
c) në tre vitet e fundit ka qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.
Dokumentet e detyrueshme përdorëzim (origjinale ose e noterizuar):
1. Kërkesë për aplikim.
2. Karta e identitetit.
3. Dokumente të diplomimit në arsim.
4. Dokument të vjetërsisë të paktën 5 vjeçare në një nga fushat e kërkuara (vërtetim nga institucioni /shoqëria tregtare, referencë nga punëdhënësi në këtë institucion /shoqëri tregtare).
5. CV.
6. Deklaratëpersonale për mos angazhim në funksione drejtuese partiake.
7. Dëshmi penaliteti dhe vërtetim që nuk ndodhet nëndjekje penale.
8. Deklaratë për përmbushjen e kërkesave dhe dispozitave ligjore për konfliktin e interesave.
9. Dokumente të tjera për kriteret plotësuese.
Afati i dorëzimit të aplikimit: 1 shtator 2014.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.