Franca do të fillojë të lehtësojë masat kufizuese nga 11 maji, pasi vendi ka sasi të mjaftueshme maskash për të përmbushur nevojat, deklaroi kryeministri francez Edouard Philippe.
“Ne po propozojmë një rihapje shumë graduale të kopshteve dhe shkollave fillore nga 11 maji, kudo në vend dhe në baza vullnetare. Në një hap të dytë, ne mund të konsiderojmë rihapjen e kolegjeve, duke filluar me klasën e gjashtë dhe të 7-të (11-12 vjeç). Ne do të marrim një vendim në fillim të qershorit për shkollat e mesme”, deklaroi Philippe.
Pas një lehtësimi fillestar të masave të bllokimit në 11 maj, do të ketë një fazë të dytë monitorimi nga 11 maj deri në 2 qershor, shtoi kreu i qeverisë. Franca do të marrë një vendim për hapjen e bareve, kafeneve dhe restoranteve në fund të majit.
“Ne duhet të përparojmë me mature. Distancimi ishte një instrument efikas”, duke shtuar se mbyllja “parandaloi 62,000 vdekje” në vend./CNN