Prezenca disamujore e Covid-19, cdo ditë po i hedh poshtë parashikimet sesi do të jetë ecuria e zhvillimeve ekonomike në vend. Teksa ka një shpresë për kurën shëndetësore, ekonomia globale duhet të gjejë një antidot për të kuruar plagët që ka sjellë pandemia. Përqëndruar në ecurinë kombëtare, turizmi, ndonëse u duk se pati sinjale pozitive gjatë pikut të sezonit, sërish kostot përkundër fitimit janë dominuese.
Të dhënat e INSTAT treguan se për 10 mujorin, hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar janë 2.3 milionë. Krahasuar me të njëjtën periudhë 2019, hyrjet kanë rënë me 50%.
Teksa askush nuk e di se ç’do të ndodhë nesër, javën apo vitin tjetër, ekonomisë i duhet të “mbijetojë”, edhe pse bilancet shënojnë vetëm vlera negative. Për këtë arsye, mbështetja duhet të jetë strategjike dhe me fokus kryesor shpëtimin e kapitalit njerëzor në sektorin e shërbimeve. [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.