Qeveria franceze e Emmanuel Macron ka theksuar disa herë se synon ta përfundojë restaurimin e Katedrales së Notre-Dame brenda Olimpiadave të Parisit, në vitin 2024.
Megjithatë, nuk dihet ende se si do të rilindë Katedralja e Notre-Dame, e shkatërruar pjesërisht nga një zjarr i fuqishëm më 15 prill të vitit 2019.
Arkitektë dhe inxhinierë do të përzgjidhen nga Komisioni Ndërkombëtar për Trashëgiminë dhe Arkitekturën (CNPA) për zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie për rindërtimin.
Propozimet janë të shumta dhe gjetja e “fituesit” nuk do të jetë e lehtë – do të jetë i nevojshëm ndërmjetësimi midis interesave të atyre që dëshirojnë t’i qëndrojnë sa më besnikë asaj që ishte atje më parë dhe midis atyre që duan të bëjnë ndryshime thelbësore.
Javët e fundit është mjaft i klikuar në faqet e arkitekturës propozimi i një studio arkitekture holandeze, “trsnfrm”. Për çfarë bëhet fjalë?
Ideja e “trsnfrm” frymëzohet pjesërisht nga Bazilika e Zonjës Sonë Guadalupe, në Mexico City, nga arkitekti Pedro Ramírez Vázquez dhe pjesërisht nga Galeria Vittorio Emanuele II në Milano.
Skulptura është realizuar në qelq me ngjyrë, në këtë rast të fiksuar në një kornizë çeliku.
“Falë kësaj zgjidhje, gjatë ditës brenda katedrales mund të hyjë drita e diellit” – thonë arkitektët. Ndërsa gjatë natës, ndriçimi i brendshëm krijon efektin e kundërt – skulptura bëhet “një flakë në errësirë” në horizontin parisien.
Në çdo rast, projekti që do të zgjidhet do të jetë shumë mbresëlënës, si për sa i përket kohës, edhe parave.
Edhe pse janë mbledhur më shumë se 825 milionë euro në donacione për restaurimin e Katedrales së Notre-Dame të Parisit, disa ekspertë vlerësojnë se shpenzimet do të arrijnë 7 miliardë euro.
Pas një viti e gjysmë nga zjarri që shkatërroi kishën-simbol të Parisit, nuk dihet ende shkaku. Hetimi vijon dhe sipas rezultateve të para, zjarri nuk është shkaktuar nga një vepër penale, por për shkak të një qarku të shkurtër të shkaktuar nga një cigare e shuar keq.
Burimi: Corriere Della Sera
Burimi i fotove: https://www.designboom.com/