Yoshihiko Noda, Kryeministri japonez, tha se mosulja e borxhit mund të godasë brezat e ardhshëm. Kryeministri japonez u zotua për të nxitur reformat e taksave për të ulur borxhin në një sesion të ri në Parlament. Yoshihiko Noda bëri thirrje për dyfishimin e taksës së shitjeve në 10% deri në 2015-n, një lëvizje që nuk gjen përkrahje në elektorat. Thirrja e tij erdhi ndërkohë që Banka Qendrore e përkeqësoi parashikimin. Banka e Japonisë tha se priste që ekonomia të rrudhej këtë vit financiar dhe e mbajti normën e interesit në afro 0%. Banka tha se problemet e borxhit në Europë dhe jeni i fortë kanë rënduar rritjen. Tepër vonë Z. Noda tha se Japonia nuk mund të shtyjë më diskutimet për reduktimin e borxhit publik dhe bëri thirrje te partitë opozitare për të nisur bisedimet mbi reformën e taksave dhe sigurinë sociale. Ai tha se synonte të prezantonte draftet në Parlament brenda muajit mars. “Sistemi aktual, nëse nuk ndryshohet, do t´i lërë një barrë të papërballueshme brezave të ardhshëm. Ne nuk kemi kohë që të shtyjmë reformat”, iu drejtua Parlamentit z. Noda. “Nëse humb besimi në një shtet, është tepër vonë. Kjo është shumë evidente nëse ju shikoni situatën në vendet e Europës”. Z. Noda e ka vendosur debatin e gjatë për reformën e taksave si një çështje kryesore në axhendën politike. Megjithatë, zyra e kabinetit tha më parë se Japonia nuk do të arrijë të balancojë buxhetin e saj së paku deri më 2020-n, edhe nëse zbatohen taksat e propozuara. Japonia ka barrën më të madhe të borxhit publik në botë. Ndërkohë, Banka e Japonisë e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike në 2% për këtë vit, ndërkohë që në tetor, vlerësimi për rritjen ishte 2.2%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
EDITORIAL MONITOR / Më e pakta, parulla e shumëdeklaruar e barazisë fiskale ishte një keqdashje dhe aspak masë për të luftuar evazionin fiskal “Në parim, të gjithë do të duhet të japin kontributin e tyre në shpenzimet publike, në funksion të kapacitetit të…
Qeveria shqiptare, Banka Botërore dhe grupet e interesit janë duke diskutuar ndryshime në reformën e pensioneve, të cilat do të jenë gati deri në fund të vitit. Burimet nga entet që po punojnë për reformat pohuan se ndryshimet që po diskutohen përfshijnë uljen e viteve…
Banka Botërore dhe Qeveria Shqiptare janë në një fazë intensive të bisedimeve, për një reformë të re në skemën publike të pensioneve. Emanuel Salinas, Menaxheri i Zyrës së BB në Shqipëri, në një intervistë të posaçme për “Monitor”, tha se propozimet finale do të jenë…
Ndryshimet e reja në skemën e pensioneve synojnë të nxisin skemat private për profesionistët, duke ofruar stimuj për profesionet e lira dhe të vetëpunësuarit. Institucionet financiare ndërkombëtare po nxisin skemën profesionale ku të gjithë të vetëpunësuarit janë anëtarë të paracaktuar. Për të inkurajuar marrjen e…
Vitet e fundit, numri i bizneseve apo individëve që janë dëmtuar, grabitur nëpërmjet mashtrimeve të këtij operacioni bankar, është rritur ndjeshëm, kjo më e theksuar gjatë krizës së fundit globale shëndetësore, pandemisë, si dhe krizave të sigurisë rajonale Nga Roland Tashi Ekspert i çështjeve…
Me ngadalësimin e rritjes, firmat këshillimore si McKinsey kanë nevojë vetë për këshillë, shkruan The Economist I nderuar kryearkitekt i strategjisë korporative. Si konsulent i një prej shoqërive këshillimore më të shquara në botë, ju e dini mirë sa i vështirë ka qenë biznesi…
Ekonomia e Europës po goditet nga të gjitha anët Në fillim Putin, tani Xi. Më pas Trump?, shkruan The Economist Një dekadë më parë, Xi Jinping u mirëprit në Duisburg të Gjermanisë. Ai e vlerësoi rajonin si një qendër për investimet kineze, përmendi një…
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin…
Aleksandër Risilia, Co-Managing Director & Co-Founder i kompanisë “Ritech International AG”, që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT. Z. Risilia…
Sot në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe në këtë takim, temë kryesore…
Frika e Europës nga emigrantët mbizotëron politikën e saj të jashtme. Tregtia, ndihma dhe vizat për vendet e varfra, po kushtëzohen gjithnjë e më shumë nga…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Banka e Japonisë, e mbajti të pandryshuar normën e politikës monetare, në 0%-0.1%. Ndërsa lëvizja pritej, kjo vjen pasi inflacioni i prillit në Tokio, ishte më…
Një udhëtim në kohë Eda Meta, MSc. International Finance German Banking Industry Historia e Inteligjencës Artificiale daton që në lashtësi. Njerëzimi ka ëndërruar gjithmonë për…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…