Teksa sezoni turistik po afron, së bashku me të rritet edhe numri i turistëve në vende të ndryshme të botës. Por së bashku me avantazhet, ajo shoqërohet edhe me një numër të lartë disavantazhesh.
Kështu, për shembull në qytetin lindor të Japonisë, Kamakura, turistëve i është ndaluar që të konsumojnë ushqim duke ecur. Një masë e tillë parandaluese, e cila momentalisht nuk do të shoqërohet me asnjë gjobë, është ndërmarrë nga autoritetet lokale të këtij qyteti sepse shpeshherë turistët duke qenë të shumtë në numër, ka ndodhur që të rrëzohen dhe i gjithë ushqimi që ata ishin duke konsumuar të bjerë mbi turistin që ndodhet pranë tyre.
Madje disa prej atyre që ishin duke konsumuar diçka dhe ndodheshin pranë statujës së Budës, kanë rënë mbi të, duke e ndotur edhe këtë të fundit dhe madje edhe duke e dëmtuar.
Shenja të ndryshme të cilat i paralajmërojnë turistët se nuk lejohet që të hanë duke shëtitur, janë vendosur në vende të ndryshme rreth statujës së Budës dhe në zonën tregtare Kamakura Komachi Dori.
Një zyrtar i këtij qyteti shprehet se “Ne nuk mund t’i ndalojmë turistët që të konsumojnë diçka teksa janë duke ecur”. Ne duam që të gjithë turistët që vizitojnë qytetin tonë, të ndihen të sigurtë dhe të qetë teksa janë duke shëtitur apo duke parë disaj prej monumenteve apo pikave më të rëndësishme që ndodhen në qytetin tonë”.
Një masë e tillë parandaluese është marrë edhe në qytete të tjera, madje edhe e shoqëruar me gjoba të larta. Për shmbull, gjatë vitit të kaluar turistët në Firence e kishin të ndaluar që të hanin teksa shëtisnin dhe nëse e bënin një gjë të tillë, ata do të gjobiteshin me një vlerë që shkonte deri në 450 paund.