Tregu më i madh botëror, ai kinez, e mbylli tremujorin e tretë me 98,9 milionë smartphone të dërguar, me një rënie me bazë vjetore 3,6 %. Këtë e bëjnë të ditur analistët e IDC, të cilët theksojnë një reduktim të humbjes krahasuar me gjysmën e parë të vitit (-6 % në tremujorin të dytë), falë ecurisë së mirë të Huawei.
Nga korriku në shtator, Huawei ka hedhur në treg 42 milionë smartphone, me një rritje 64,6 % me bazë vjetoer. Pjesa e tij e tregut është rritur në 42 %. “Huawei ka fituar kuotë kundrejt të thuajse gjithë aktorëve të tjerë në sektor” – komenton analisti Will Wong.
Në vend të dytë është Vivo me 18,1 milionë smartphone dhe rënie 18,9 %. Medalje bronzi për Oppo, dërgesat e të cilit u ulën në 21,7 %, në kuotën 16,4 milionë njësi. Jashtë podiumit Xiaomi, që regjistron një rënie 30,5 %, në 9,7 milionë njësi.
Apple, e pesta, rritet sërish. Në tremujorin e tretë ka dërguar 8,1 milionë iPhone, me një rritje 5,6 %. “Appe ka arritur të përmbysë tendencën me një strategji çmimesh konkurruese dhe fuqinë e markës, pavarësisht tensioneve tregtare mes SHBA dhe Kinës dhe mungesës së një modeli 5G” – thotë Wong.
Gjithnjë sipas IDC, në tremujorin e tretë, dërgesat e smartphone-ve 5G në Kinë arritën në 485 mijë njësi. Në mesin e kompanive, Vivo është në krye me 53,4 % të tregut, ndjekur nga Samsung me 29 %, Huawei, në 9,5 %, Xiaomi 4,6 %, Zte 1,5 % dhe China Mobile 1,1 %.