Komisioni Evropian “bekoi” vendosjen e kontrollit të kapitalit ditën e sotme, duke thënë se Athina duket e justifikuar për këtë lëvizje, ndonëse thyen përkohësisht ligjet e EU në lëvizjen e lirë të kapitalit, por zyrtarët thonë se kjo duket se do i mbrojë bankat greke.
“ Si një ruajtës i sigurisë dhe integritetit të një tregu të vetëm, Komisioni ka bërë si të menjëhershme dhe të legjitimuar, të masave greke për reduktim dhe kontroll kapitali”, shkruan Reuters.
Ky reagim erdhi si pasojë e zhvillimeve të reja të ditës së djeshme, kur Athina zyrtare vendosi se bankat greke nuk do të hapet, deri më 7 korrik, si përpjekje për të shmangur panikun financiare. Gjithashtu, kryeministri grek njoftoi për vendosjen e kontrollit të kapitalit, që është sipas burimeve të ministrisë së financave, 60 euro në ditë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.