Bashkia Tiranës synon të krijojë korsi të dedikuara për shërbimin e transportit qytetas në disa rrugë kryesore të qytetit si dhe të rehabilitojë stacionet në zonën qendrore. Një procedurë prokurimi e çelur këtë të martë me një fond limit 129 milionë lekë apo 1.2 milionë euro ka në objekt të tij kontratën ““Ndërtimi i korsive të dedikuara për autobus në disa akse rrugore, zgjidhja e nyjes Kastriotet dhe rehabilitimi i stacioneve autobus në zonën qendrore të Tiranës”
Në dokumentet që shoqërojnë procedurën, konkretisht raporti teknik nënvizohen edhe rrugët ku do të ndërhyhet. “Krijimi i infrastrukturës për shtrirjen e korsive të dedikuara për shërbimin e transportit qytetës në disa rrugë kryesore të Qytetit, optimizimi i ndalesave të autobusëve urban dhe informatizimi i tyre, sikurse rikonstruksioni dhe rikualifikimi urban i kryqëzimit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së komunitetit të qytetit të Tiranës.
Projekt zbatimi i korsive të dedikuara për autobus në disa akse rrugore, përfshin rrugët si me poshtë:
– Unaza e mesme ( nga kryqëzimi i “Brrylit” deri te ura “Vasil Shanto” në të dyja anët e lumit
“Lana”).
– E “Kavajës” (segmenti nga sheshi “Mustafa Qemal Ataturku” – kryqëzimi me “Ibrahim
Rugova” )
– “Muhamet Gjollesha” (segmenti nga ura “Vasil Shanto” – sheshi “Karl Topia”)” thuhet në dokument.
I njëjti parashikon edhe rehabilitim të stacioneve ku përfshihenn 3 korridoret e linjave të transportit publik qytetës si dhe zonën përreth qendrës ku dhe përqëndrimi i udhëtarëve dhe kërkesa për transit është më e madhe:
– Linja “Kinostudio Kombinat”
– Linja “Tirana e Re”
– Linja “Unaza
“Rrugët janë kryesisht në gjendje të mirë. Ka dëmtime të riparueshme në pjesën e asfaltit në disa segmente ku aktualisht janë vend parkime për automjete. Sipas detyrës së projektimit rrjeti i kanalizimeve te ujërave dhe bardha dhe te zeza është funksional dhe ne gjendje te mire. Në stacionet e urbaneve mungojnë tabelat informuese për qytetarët. Në mungesë të një korsie të dedikuar autobusave kemi vonesa në frekuencën e tyre , trafik, tejmbushje e tyre. Gjithashtu është i nevojshëm rehabilitim i kurorave të gjelbërta përgjatë segmenteve të projektit , vend grumbullim të mbetjeve urbane dhe elementit ndarës/mbrojtës të kësaj korsie të përshtatshme për evitimin e “kërcimit të gomave”” thuhet në dokument.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Keta qe kan votuar per puntoret nga jasht mos esht me mir te kthejn emigrantet duke rrit rrogat dhe jo me sjell te huaj ne vendin ton.