Raporti i fundit i Bankës Botërore “ Të të bërit biznes” për vitin 2012 në Europën Lindore e renditi Kosovën në vendin e 117-të pa asnjë ndryshim nga viti 2011. Sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, Kosova nuk ka arritur të shënojë progres të theksuar në përmirësimin e klimës së biznesit. Haki Shatri, eksperti i ekonomisë thotë se renditja nuk do të ndryshojë edhe në raportin e ardhshëm “ Të të bërit biznes” pasi ende ekzistojnë problemet kryesore si mungesa e sigurisë, funksionimi i rendit dhe ligjit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.