Greqia u zgjua sot me një “dhimbje koke” politike, pas aprovimit nga parlamenti të programit të ndihmës, kjo falë votave të opozitës greke, e cila është pro-Evropës dhe masave shtrënguese.
Ky votim, jetësor për të arritur të marrin financimet e emergjencës nga partnerët evropianë, kanë sjellë gjithashtu një “dobësim” të kryeministrit Tsipras, anëtarët e partisë të së cilit u janë rebeluar, por që ndodhen në pozitat që duan ende të qendrojnë në pushtet, shkruan Reuters.
Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane, ka një takim në Frankfurt, ku pritet të lëshojë fondet e saj për bankat se mbyllura greke, hapi i parë ky për t’i lejuar ata që të rihapen, pas mbylljes prej gati tre javëve, ndërsa limiti i sasisë së parave kesh dhe kufizimet e tjera do të mbeten.
Ministrat e financave europiane do të mbajnë një video-konferencë ditën e sotme, për të rënë dakord mbi një plan për 7 miliardë euro tejkalimin të fondeve, për t’i mundësuar Greqisë të përmbushë nevojat e menjëhershme e saj të pagesave të borxhit dhe për të shmangur dështimin e pagesës së rradhës, kundrejt BQE-së të hënën e ardhshme.
Të 28-a vendet e BE-së pritet të kontribuojnë, pavarësisht ngurrimit të Britanisë dhe Republikës Çeke, pasi një kompromis u gjet që të përdorin fondet e Eurozonës për të garantuar kryerjen e pagesave nga ana e Greqisë.
Ditën e djeshme, Paketa e Shpëtimit u miratua nga parlamenti grek me 229 vota në dhomën 300 vendesh. Ka pasur 64 vota kundër tij dhe gjashtë abstenime.
Tsipras tha se nuk kishte alternativë për paketën, të cilën ai e pranoi do të shkaktonte vështirësi, por ai i qëndroi vendimit, i “sforcuar”.
“Marr përsipër përgjegjësitë e mia, për gabimet dhe vizionin, si dhe përgjegjësinë për nënshkrimin e një marrëveshje mbi të cilën unë nuk besoj, por jam i detyruar që ta implementoj. Nuk do t’i bëj bisht përgjegjësive, pasi ajo që është më e rëndësishmja tani është siguria e vendit dhe e klasës punëtore, në mënyrë që mos të vuajnë një katastrofë ekonomike. Është detyra ime të ruaj sigurinë e sistemit bankar dhe të depozitave të qytetarëve”, u shpreh Tsipras, duke u përpjekur të arrijë të jetë “i justifikuar” në mesin e Syrizës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.