Artistja Etleva Hoxha, e cila zbuloi talentin e saj në moshën 46-vjeçare, ekspozoi disa nga punimet e saj më të fundit në Panairin TIRART. Nën mjeshtërinë e artistes, pikturat paraqesin portrete të vajzave dhe grave shqiptare.
Ajo që të bën më shumë përshtypje është “Gruaja me Shkarpa”, e cila përfaqëson figurën e një nëne shqiptare të ngarkuar me dru, ndërsa mbahet në një bastun.
Etleva Hoxha, e lindur në vitin 1971, nuk mundi ta ushtronte profesionin në rininë e saj, por vetëm pas moshës 46-vjeçare kur u kthye në Universitetin e Arteve.
Tani ajo zotëron një galeri të vogël në Tiranë dhe merr pjesë në aktivitete lokale.
Hoxha ekspozoi 9 punime në TIRART, të cilat variojnë nga 200 deri në 700 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.