Një nga artistët më të rinj të TIRART është Silvi Nasufi, i cili prezantoi më shumë se 20 vepra arti në këtë panair.
Veprat e Nasufit janë kryesisht peizazhe në formë pikture. Në shumicën e tyre mbizotëron bluja dhe e kaltra, deti dhe bukuritë historike të vendit tonë, që kanë qenë frymëzimi i artistit në këto punime.
Veprat e tij variojnë nga 100 deri në 300 euro, ku të lë mbresa dashuria e piktorit për qytete të ndryshme të vendit, sidomos për vendlindjen, Vlorën.
Silvi Nasufi, vetëm 23 vjeç, prej më shumë se 7 vitesh merret me pikturë dhe art pamor. Në vitin 2021 hapi ekspozitën e parë personale me emrin TRIPTIK.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.