Është ndërtuar në Shangai, në wisdom Bay High-tech Park. Sipërfaqja e saj është 30 metra katrorë dhe forma e saj i ngjan një guaske
Në Shangai, në Wisdom Bay High-tech Park, në zonën e Baoshan është shfaqur libraria e parë kineze
e ndërtuar me print 3D, e projektuar nga shkolla e arkitekturës së Universitetit Tsinghua në Pekin.
Forma e saj i ngjan guaske (dikujt edhe si një kufje wireless për smartphone).
E printuar në tre pjesë, të cilat më pas u bashkuan, libraria-bibliotekë ka sipërfaqe 30 metra katrorë dhe sipas projektit në faqen Tianse mund të mirëpresë 15 persona njëherësh. Ajo është bërë prej betoni dhe është projektuar për t’u bërë ballë tërmeteve.
Në të njëjtin park, në vitin 2019, është ndërtuar edhe një urë, 26 metra e gjatë, po në 3D.