Delegacioni i BE-së në Podgoricë të Malit të Zi dhe Banka Botërore nënshkruan marrëveshjen që i mundëson Malit të Zi të përdorë 3.2 milion euro për investime të mëtejshme në sektorin e bujqësisë në mënyrë që prodhuesit bujqësorë të përgatiten më mirë për përdorimin e programit të mbështetjes IPARD përpara anëtarësimit të planifikuar për në fillim të vitit 2016.
Fondet u vunë në dispozicion të Malit të Zi përmes programit IPARD për vitin 2011 dhe 2012, dhe ato humbën pasi nuk u realizua krijimi i Drejtorisë për Pagesat në Bujqësi. Megjithatë, Ministria e Bujqësisë bëri progres të rëndësishëm në këtë fushë gjatë vitit 2013, gjë që krijoi kushtet për Komisionin Evropian ti lmundësonte Malit të Zi të transferonte shumën totale prej 10 milionë eurosh nga komponenti IPA V në IPA I.