Pas shpalljes si vendi i parë i lirë nga koronavirusi në Europë, Mali i Zi ka vendosur të rihapë kopshtet dhe kinematë, si dhe pikat kufitare nga 1 qershori.
Mali i Zi do të rihapë kufijtë e saj me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik, duke pasur më pak se 25 raste aktive për 100 mijë banorë, tha kryeministri Dusko Markoviç, ndërsa shtoi se nuk do të nevojiten testimet për udhëtarët.
Këto vende përfshijnë Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Çekinë, Hungarinë, Shqipërinë dhe Greqinë.
Markoviç gjithashtu njoftoi një paketë të re të masave ekonomike, veçanërisht për sektorin e turizmit, për ristrukturimin e ekonomisë në planin afatmesëm.
Beteja e Malit të Zi kundër COVID-19 zgjati 69 ditë. Gjatë kësaj periudhe, 324 raste rezultuan pozitivë, ku vetëm nëntë persona humbën jetën.
Markoviç vlerësoi masat e karantinës dhe izolimit të gjatë të 28 ditëve dhe përgjegjësinë e qytetarëve që i lejuan vendit të mos krijojë një gjendje të jashtëzakonshme.
“Ne mund të fitonim betejën vetëm me qytetarët, jo kundër tyre. Ne nuk donim të kishim qytetarët kundër nesh, por me ne, dhe kjo dëshmoi se ishte një formulë suksesi,” tha Markoviç.