Rezultatet e testeve të stresit kanë treguar se, pavarësisht një indeksi të qëndrueshëm të aftësisë paguese, ka potencial për rritje të mëtejshme kapitali të disa bankave në Mal të Zi,
në mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmërinë e tyre, në rast të goditjeve të jashtme makroekonomike.
Në bashkëpunim me Bankën Qendrore Europiane (BQE), Banka Qendrore e Malit të Zi ka zhvilluar një test stresi për bankat, duke filluar nga rezultatet e agreguara për të gjithë sistemin në çdo bankë individuale.