Ndërtimi i sistemit të tramvajit në Shkup të Maqedonisë, që kushton mbi 140 milionë euro, duhet të nisë nga fundi i vitit, tha kryebashkiaku, Koce Trajanovski.
Në rast se çdo gjë shkon sipas planit, tenderi për koncesionin do të kryhet në maj ose në qershor dhe për dy ose tre vjet në rrugët e Shkupit do të qarkullojnë tramvajet e parë, tha kryebashkiaku.
“Studimi i fizibilitetit ka treguar se projekti do të arrijë që të mbulojë kostot e veta. Për këtë arsye, bashkia do të jetë në gjendje që të ofrojë subvencione për firmën koncesionare dhe madje edhe të marrë pjesë në investim”, tha kryebashkiaku Trajanovski.
Firma koncesionare ka zgjedhur që ta administrojë sistemin për 35 vjet dhe do të duhet të ndërtojë një linjë prej 15 kilometrash dhe të ketë të paktën 20 tramvaje.
Trajanovski tha se kompani nga Franca, Polonia, Kroacia, Gjermania dhe Republika Kroate e Çeke kanë treguar tashmë interes për këtë projekt.
Sistemi i transportit publik në Shkup aktualisht mbështetet në rreth 500 autobusë.
Autoritetet vitin e kaluar blenë rreth 300 autobusë për të zëvendësuar të vjetrit. Rreth 200 autobusë të tjerë që qarkullojnë nëpër Shkup zotërohen nga kompanitë private.
Qyteti me 750,000 banorë po e studion opsionin e tramvajit prej më shumë se 30 vitesh, si një metodë më eficiente dhe më ekologjike për të transportuar njerëzit.
Në fund të vitit 1980, ideja përfundoi në një referendum në qytet, por pjesa më e madhe e banorëve nuk ishin dakord që të financonin direkt ndërtimin e rrjetit të tramvajit, siç ishte propozuar.
Përpjekjet për të rigjallëruar idenë erdhën nga kryebashkiaku i mëparshëm, Trifun Kostovski, i cili porositi kryerjen e një studimi fizibiliteti në 2009-n dhe filloi punën përgatitore në terren. Por entuziazmi për idenë u venit kur mandati i Kostovski përfundoi atë vit.
Kryebashkiaku Trajanovski nuk ishte ndier për opsionin e tramvajit deri në fund të vitit të kaluar, kur ai njoftoi mbështetjen për projektin.