Qeveria e Maqedonisë do të subvencionojë bizneset e menaxhuara nga gratë me 1,56 milionë dinarë (25,000 euro), tha ministri i Ekonomisë Valon Saraqini, duke shtuar se programi synon të nxisë shpirtin sipërmarrës të SME-ve.
Mbështetja financiare synon të shkojë për blerjen e pajisjeve, mjetet dhe inventarët, përmirësimin e ambientit të punës, po ashtu dhe për kujdesin parashkollor të fëmijëve që zhvillojnë bizneset e tyre,
përmes mbulimit të 75% të kostos së kopshtit ose të kujdestares për fëmijët.
“Unë shpresoj se kjo do të nisë sipërmarrjen femërore, ndërkohë që më shumë femra do të fillojnë të menaxhojnë biznesin e tyre në të ardhmen”, tha Saraqini në një konferencë për shtyp.
Shuma e projektuar e bashkëfinancimit varion midis 30,000-200,000 dinarë (500-3,000 euro).