Ashtu, edhe siç ishte parashikuar në kontratë, pjesa më e madhe e kompanive, por edhe punëtorëve që po e ndërtojnë autostradën janë nga Kosova, kryesisht banorë lokalë nga vendet ku kalon autostrada e kombit “Ibrahim Rugova”.
Ela Ruçi, zëdhënëse e kompanisë “Bechtel &Enka” thotë se në ndërtimin e autostradës kompania ka angazhuar 680 kompani, ku 30 janë të huaja dhe 650 janë nga Kosova.
Sipas saj, kompanitë vendase kanë punësuar më shumë se 2,000 punëtorë, ndërsa ato të huaja rreth 700 punëtorë.
Kompanitë e huaja vijnë nga vende si Kroacia, Maqedonia, Turqia, Shqipëria, Sllovenia, Italia, Anglia etj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.