Mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 25 janar 2021 në Shkup.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj.
Ajo ka thënë se në funksion të përgatitjes së këtij takimi janë takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Balaj-Halimi ka thënë se është diskutuar për të gjitha temat për të cilat do të bisedohet në këtë mbledhje, marrëveshjet që kanë ngecur dhe marrëveshjet e reja që do të nënshkruhen.
Balaj-Halimi ka thënë se palës së Maqedonisë i kanë dhënë një listë me 20 marrëveshje dhe komentet lidhur me to.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.