Ka vite të cilat do të donim të mos mbaronin kurë, pasi ato na kanë dhuruar kujtime të bukura… dhe të tjerë që do të donim t’i fshinim… Por në fund të fundit, e dimë se në të mirë apo në të keq, çdo përvojë e jetuar na ka dhuruar diçka… Kështu, mes mendimeve, reflektimeve dhe qëllimeve të mira, ne e gjejmë veten duke u përballur me fundin dhe me një fillim të ri.
Festimet e Vitit të Ri bashkojnë në njëfarë mënyre gjithë qytetarët e botës, edhe pse në mënyra dhe orare të ndryshme, mjafton të mendojmë të parët dhe të fundit që festojnë Vitin e Ri. Pavarësisht traditave të ndryshme, një gjë na bashkon të gjithëve – shikimi i orës, duke pritur që akrepat të ndalojnë në mesnatë për të shënuar fillimin e Vitit të Ri.
Megjithatë, ne nuk mund të mjaftohemi me një orë dore të thjeshtë apo atë të pranishme në telefonin tonë dhe dëshirojmë të shkojmë fizikisht tek orët më të bukura në botë për të mirëpritur Vitin e Ri.
Magjepsëse, me histori të lashta, mistere e tradita që përjetësohen – këto janë orët në botë, skulptura të vërteta, që i bëjnë homazh kohës dhe që janë bërë emblema të qyteteve me praninë e tyre. Si në rastin e Orës Astronomike në Pragë, e cila nuk ka nevojë për prezantim.
Ora, e cila ndodhet në Sheshin Stromistské në Qytetin e Vjetër, është skulpturë madhështore dhe magjepsëse, e zhytur në legjenda, hijeshi dhe bukuri. Tradita thotë që çdo vit qytetarët mblidhen këtu në mesnatë për të pritur për të festuar vitin e ri.
Nëse i mendojmë orët si simbole të qytetit, atëherë nuk mund të mos përmendim edhe Big Ben, emblemën e kryeqytetit anglez, si dhe një atraksion turistik që tërheq udhëtarët nga e gjithë bota. Kulla e Orës, në Westminster, është 96 metra e lartë dhe karakterizon në mënyrë unike horizontin e Londrës që nga ndërtimi i saj. Kambanat që bien në mesnatë jehojnë në të gjithë qytetin, duke lajmëruar për ardhjen e Vitit të Ri.
Edhe Kryeqyteti i Bavarisë ka orën e tij të jashtëzakonshme, ndoshta një nga më mbresëlënësit në botë. Bëhet fjalë për Rathaus-Glockenspiel e cila funksionon që prej vitit 1908. Spektakli i përditshëm që mund të shihni çdo ditë në mesditë dhe që merr jetë falë statujave që të sjellin ndër mend histori lokale, i lë vendin gjatë natës së Vitit të Ri trokitjes së akrepave që njoftojnë për fillimin e Vitit të Ri.
Në listën e orëve më spektakolare në botë nuk mund të mungonte edhe Puerta del Sol, simboli i Madridit dhe gjithë Spanjës. Ajo është aty prej më shumë se një shekulli, ku qytetarët madrilenë bëhen bashkë për të mirëpritur Vitin e Ri.