Për herë të parë në karrierën e tij, Erling Haaland është bërë lojtari me vlerën më të lartë me 194 milionë euro, duke lënë pas Kylian Mbappé (182 milionë euro).
Paraqitja e jashtëzakonshme e futbollistit norvegjez dhe 52 golat e shënuar në sezon kanë ndihmuar Citizens të arrijnë një tripletë historike në sezonin e parë me klubin.
Pas Haaland renditet Mbappé, me diferencë të ndjeshme.
Vinícius Jr. plotëson podiumin, me 157 milionë euro.
Ashtu si në përditësimin e mëparshëm në mars, mosha e të gjithë lojtarëve në top 10 nuk është më shumë se 24 vjeç, duke theksuar rëndësinë e moshës në vlerësim e futbollistëve.
Dy hyrjet e reja në Top 10 janë Victor Osimhen (SSC Napoli) dhe Bukayo Saka (Arsenal FC), duke zëvendësuar dyshen e Real Madridit, Tchoumaeni dhe Valverde.
Në renditjen e dhjetë lojtarëve të parë, Jude Bellingham është i vetmi që ka ndryshuar klub këtë verë. Mbetet për t’u parë nëse të tjerë futbollistë do të bëjnë të njëjtën gjë.
Klubi miliarder
Me rritjen e vlerave në treg, pas paraqitjeve të mira në fushë dhe rinovimeve të ndryshme të kontratave, tetë janë klubet që kanë kaluar pragun 1 miliard euro, si vlerë e përgjithshme e skuadrës.
Në këtë grup është i pranishëm të paktën një klub i kategorive superiore të Anglisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Francës. Në mesin e të ashtuquajturave “Big 5” mungon vetëm Italia.
Kampionët e Italisë, Napoli, është skuadra me vlerën më të lartë në Seria A (697 milionë euro).
Në përputhje me dominimin në fushë, Manchester City FC kryeson klasifikimin me vlerë tregu të skuadrës thuajse 1.4 miliardë euro, i ndjekur nga rivalët e Arsenal (1.3 miliardë euro), të cilët kanë avancuar në klasifikim falë disa rinovimeve të kontratave dhe blerjeve të reja.
Në të kundërt, Chelsea FC ka pësuar rënie të ndjeshme (duke zbritur nga vendi i dytë në të tetin), pasi klubi ka shitur disa lojtarë si Mason Mount, Kai Havertz dhe Kalidou Koulibaly, gjatë merkatos aktuale të transferimeve.
Lojtarët e transferuar te klube të reja
Siç u theksua më parë, përditësimi i fundit tregon edhe ndikimin e transferimeve.
Klubet e Premier League angleze (EPL) kanë treguar muskujt financiarë duke marrë pjesë në mënyrë aktive në disa marrëveshje të profilit të lartë.
Pavarësisht kërkesave nga shumë skuadra angleze, asnjë prej klubeve të mëdha nuk ia doli të blejë mesfushorin Jude Bellingham, i cili zgjodhi Real Madrid, në një marrëveshje me vlerë 103 milionë euro.
Pas transferimit në kryeqytetin spanjoll, vlera e ish-lojtarit të Dortmund është tashmë 152 milionë euro dhe është lojtari i katërt me vlerën më të lartë në botë.
/ KPMG