Studiuesja hungareze Katalin Karikó dhe ai amerikan, Drew Weissman janë shkencëtarët që u vlerësuan me Çmimin Nobel për Fiziologjinë dhe Mjekësinë 2023, pasi hodhën themelet për vaksinat e mRNA mesazhere që bënë të mundur vaksinat kundër COVID-19.
Në veçanti, puna e dy fituesve të Çmimit Nobel për Mjekësinë na ka lejuar të kuptojmë më mirë mënyrën se si mRNA ndërvepron me sistemin imunitar dhe zbatimin e metodave inovative për vaksinat e gjeneratës së re, që janë të gjithanshme dhe relativisht të thjeshta për t’u përditësuar.
Njoftimi u bë sot në Karolinka Institute në Stokholm, Suedi. Për jurinë, zbulimet e tyre kanë ndihmuar në zhvillimin “me shpejtësi të paprecedentë” të një vaksine moderne dhe të gjithanshme.
Karikó, 68 vjeçe, është profesore në Universitetin e Szeged në Hungari dhe profesore me kontratë në Universitetin e Pensilvanisë. Ajo është gruaja e 13-të që fiton Çmimin Nobel për Mjekësi.
Edhe Weissman, 64 vjeç, është profesor në Universitetin e Pensilvanisë.
Potenciali i rëndësishëm i teknologjisë
“Miratimi i dy vaksinave me mRNA efikase dhe të sigurta kundër COVID-19, në fund të vitit 2020, nxiti fushën e vaksinave me mRNA në një epokë të re.
“Zbulimi se përdorimi i bazave të modifikuara në mRNA të transkriptuar ‘in vitro’ shmang përgjigjet e padëshiruara inflamatore dhe rrit prodhimin e proteinave pas ‘delivery in vivo’ tregon vlerën e kërkimit bazë”.
Rezultatet e publikuara nga Karikó dhe Weissman në punimin e tyre kryesor në vitin 2005 morën pak vëmendje në atë kohë.
Por ato kanë hedhur themelet për zhvillime kritike të rëndësishme që i kanë shërbyer mirë njerëzimit gjatë pandemisë COVID, – lexohet në motivim, ku theksohet se “përdorimi i përhapur i dy vaksinave mRNA COVID-19 në vitet e fundit tregon potencialin e madh të kësaj teknologjie dhe se efektet e rënda serioze të dy vaksinave mRNA të autorizuara ishin jashtëzakonisht të rralla, duke ofruar një bazë solide për aplikimet e ardhshme”.
Sipas pritshmërive, ndër aplikimet e ardhshme mund të jenë vaksinat kundër infeksioneve dhe kancerit.