Pirja e duhanit bën dëm, dhe shumë madje. Të heqësh dorë nga cigaret është pra një zgjedhje shëndeti, që mbetet e tillë edhe në qoftë se ajo është bërë pothuajse ‘jashtë kohe’, pavarësisht nga mosha në cilën ju ndaloni pirjen e duhanit, në fakt, t’ia dilni mbanë të lini duhanin është sërish një fitore, sepse rreziku i ngjarjeve kardiovaskulare të tilla si sulmet në zemër dhe iktuset reduktohen shumë, nga ky moment e në vazhdim. Dhe ish-duhanpirësit, sipas të dhënave të mbledhura nga German Cancer Center Research, jetojnë të paktën tre vjet më gjatë se duhanpirësit.
Nuk është kurrë tepër vonë
Lajm i mirë është se në fakt te ish-duhanpirësit mundësia e problemeve të rënda kardiovaskulare zvogëlohet dhe është mesatarisht ‘vetëm’ 1.3 herë më e lartë se ajo e atyre që nuk kanë tymosur kurrë. E përkthyer, kjo do të thotë se ata që kanë ndaluar pirjen e duhanit vdesin nga sulmi në zemër dhe infarkti mesatarisht vetëm dy vjet përpara se ata të cilët nuk kanë ndezur kurrë një cigare, me një fitim neto prej tre vitesh jetë në krahasim me ata që vazhdojnë të pijnë duhan. Në pesë vitet e para që nga cigarja e fundit rreziku zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme: Sa më shumë kalon koha që nga ndërprerja e duhanit, aq më zvogëlohet rreziku i vdekjes nga shkaqet kardiovaskulare. ‘Megjithatë edhe tek personat që e braktisin duhanin pas moshës 60 vjecare, efekti i dobishëm është i dallueshėm dhe konsistent – shpjegojnë ekspertët -. Kjo do të thotë se nuk është kurrë tepër vonë të lini duhanin: edhe më të moshuarit përfitojnë nga lamtumira e cigars.
Shumë sulme në zemër dhe iktuse mund të parandalohen thjesht duke inkurajuar të gjithë duhanpirësit, të çdo moshe,të ndalin pirjen e duhanit. ‘