NE PERDITESIM Alexis Tsipras, kryeministri grek i ka kërkuar autoriteteve të eurozonës për një paketë tjetër, të tretë shpëtuese, në një përpjekje surprizë për të siguruar një linjë financiare edhe pse marrëveshja aktuale skadon sot, kërkesë që eurozona e refuzoi në mbrëmje, shkruan FT.
Kërkesa, e cila i është dërguar fondit shpëtues të eurozonës prej 500 miliardë eurosh të martën, do të mbulojë nevojat e Greqisë për dy vitet e ardhshme, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit. Ajo bën gjithashtu një kërkesë specifike për ristrukturimin e borxhit, thotë deklarata.
Liderët e eurozonës kanë refuzuar që të diskutojnë çdo lehtësim borxhi si pjesë e programit aktual shpëtues, por e kanë pranuar hapur se një ristrukturim — që ka të ngjarë të jetë në formën e zgjatjes së skedulit të pagasave për huatë aktuale shpëtuese — do të ishte pjesë e bisedimeve në një program vijues.
“Nga momenti i parë, ne e bëmë të qartë se vendimi për të mbajtur një referendum nuk është fundi, por vazhdimi i negociatave për kushte më të mira për popullin grek,” tha deklarata. “Qeveria greke do të vazhdojë deri në fund të kërkojë një marrëveshje të vlefshme brenda euros.”
Lëvizja vjen teksa në 12 të natës duke u gdhirë e mërkura, Greqia pritet të mos paguajë këstin prej 1.6 miliardë eurosh që i detyrohet FMN-së, duke e lënë atë pa mbështetje financiare për herë të parë në pesë vjet.
Ndërkohë, Angela Merkel e Gjermanisë tha se ajo nuk do të konsultohet me një propozim të ri për Athinën përpara referendumit të planifikuar për të dielën, në të cilin votuesve grekë do u kërkohet që të pranojnë ose refuzojnë ofertën më të fundit të kreditorëve.
Që në janar, zyrtarët e eurozonës kanë sugjeruar mundësinë e lejimit që paketa aktuale shpëtuese të përfundojë në mënyrë që qeveria greke të mund të negociojë një program të ri, duke përfshirë edhe mundësinë e lehtësimit të borxheve dhe ulje e objektivave të suficitit buxhetor.
Por ndërkohë që një plan i tillë u diskutua, u vendos që Athina po i mbaronte me shpjetësi paratë dhe bisedimet për një një seri negociatash mbi një program të ri zakonisht marrin javë, nëse jo muaj, për të përfunduar.
Mbetet e paqartë nëse të dy palët, të cilat kanë qenë në kundërshtim në javët e fundit, do të jenë në gjendje të gjejnë gjuhën e përbashkët në kohën e shkurtër në dispozicion për të negociuar një program. Zyrtarët janë gjithnjë e më të shqetësuar se bankat greke mund të falimentojnë në javët e ardhshme, dhe duhet një program i ri para 20 korrikut, kur duhet bërë një pagesë tjetër prej 3.5 miliardë eurosh për ECB.
Një marrëveshje e tillë do të kërkojë gjithashtu që udhëheqësit e zonës euro të tërhiqen nga një kusht që ata nuk do të hyjë në bisedime mbi një plan të tretë, derisa Athina të përfundojë shpëtimin e saj aktual.
Por në ditët e fundit, zyrtarët kanë pranuar se Athina mund të jetë pjesë e një programi të ri nga Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, në mometin që paketa aktuale skadon.
“Pas skadimit të marrëveshjes aktuale, si një anëtar i eurozonës, Greqia gjithmonë mund të kërkojë ndihmë financiare nga partnerët e saj, në përputhje me rregullat tona zakonisht të miratuara,” i shkroi Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, z Tsipras të hënën në mbrëmje. “Në Evropë, dera për negociata gjithmonë mbetet e hapur në frymën e solidaritetit dhe përgjegjësisë.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.