Britanisë do t’i duhet të rrisë taksat dhe të ulë shpenzimet gjatë këtij viti që të stabilizojë financat publike, pas votës shokuese të javës së shkuar për të braktisur BE-në, ka deklaruar ministri i financave Osborne.
Osborne deklaroi se Britania do të jetë më e varfër pas vendimit public për t’u larguar nga BE, gjë për të cilën ka bërë fushatë kundër. Tashmë ky shtet duhet të përballet me pasojat ekonomike të këtij vendimi, si dhe të luftojë ndarjet e reja sociale.
Stërlina ra kundrejt dollarit në nivelet më të ulëta që nga viti 1985 pas votimit,
Ne kemi nevojë për një plan si shtet për ta nxjerrë veten nga kjo situatë, ndërkohë që respektojmë vendimin e britanikëve, që nënkupton, të dhënit fund të pasigurisë ekonomike dhe sigurimi i bashkimit të shoqërisë’- tha Osborne në intervistën për Radio BBC.
Policia britanike ka thënë se ka një rritje në incidentet raciste që pas votimit të 23 qershorit.
Osborne mbështeti atë që Cameron tha të premten, menjëherë pas votimit, që do t’i linte vendin një lideri të ri nga Partia Konservatore pasi rezultoi si palë e humbur nga referendum që thirri vetë.
Osborne refuzoi të tërhiqej në atë çfarë e kishte këshilluar Cameron-in kundër referendumit, si dhe tha se ai vetë do të ishte personi i gabuar për të bashkuar Partinë Konservatore, por megjithatë një tjetër anëtar, mbështetës i BE-së, do të mund ta bënte.
“Nuk po mbështes asnjë kandidat për momentin. Isha plotësisht i përfshirë në argumentin për qëndrimin në BE edhe pse gjysma e partisë sime dëshironin daljen, nuk mendoj se jam person ii duhur për të sjellë unitetin në parti.”
Obsorne tha se gara për drejtimin e partisë do të vendosë se sa afër do të jetë Britania me BE-në.
“Kandidati që do të jetë në gjendje të artikulojë, në këndvështrimin tim, versionin më të pastër, të gjallëruar të marrëdhënies që ne po kërkojmë, e cila përfshin kushtet me të mira të mundshme tregtare për të mirat dhe shërbimet”,- deklaroi Osborne.
Përpara referendumit, Osborne tha se Britania do të kishte nevojë për një buxhet emergjent për të imponuar masa të tjera shtrënguese në qoftë se shteti do të votojë daljen, port ë hënë ai tha se kjo gjë do të duhet të presë deri sa Partia Konservatore të zgjedhë një lider të ri.
Sot kur Osborne u pyet nëse masat e reja në buxhet do të përfshinin ngritje taksash dhe ulje shpenzimesh, ai tha “ Po. Absolutisht.”
“Ne po rregullojmë panoramën e shtetit jashtë BE-së dhe nuk do të jetë ekonomikisht aq premtuese sa brenda BE-së”- përfundoi ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.