Në kalatat e portit më të madh të vendit, atij të Durrësit, gjatë periudhës janar-korrik 2014-të u përpunuan 66.7 mijë ton mallra më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Statistikat e 7-mujorit të vitit 2014-të tregojnë, se janë përgjatë kësaj periudhe janë përpunuar 2,169 mijë ton mallra gjithësej, ose 3 % më shumë se sa në 7-mujorin e vitit paraardhës 2013.
Raporti i bërë publik nga Drejtoria e Autoritetit Portual Durrës tregon se eksportet në 7-mujorin 2014 janë 2.6 mijë ton më pak se një vit më, duke arritur në shifrën e 1,000 mijë ton mallra. Zërin kryesor në eksport e zënë klinkeri, kromi si dhe çimento me paleta (lidhje), ndërsa mallrat e eksportuara me kontenier për periudhën e 7-mujorit 2014 ka shënuar uljen në krahasim me pot ë njëjtën perudhë të vitit 2013.
Duke ju referuar të dhënave të importit, bëhet e ditur, se mallrat që kanë hyrë nëpërmjet Portit të Durrësit kanë pasur një rritje me 6% ose 69.3 mijë ton mallra të importuar më shumë se e njëjta periudhe e një viti më parë ku spikasin krysisht mallra si skrap, çimento dhe melamine.
Gjatë 7-mujorit të vitit 2014 janë importuar 1,169 mijë ton mallra përkundrejt 1,100 mijë ton të importuara gjatë të njëjtës periudhë të 2013-ës.
Duke bërë një analizë më të detajuar në total gjatë 7/mujorit të parë të 2014-ës janë përpunuar 1,737 mijë ton mallra të importuara dhe exportuara me anije dhe kontenierë dhe 431 mijë ton të importuara dhe eksportuara me tragete.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.