Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit në SHBA u takua me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Ioëa me të cilët diskutoi mundësinë për bashkëpunim me sipërmarrësit kosovarë. Në takimin e organizuar nga gjenerali Timothy Orr, i Gardës Kombëtare të SHBA-së, presidentja Jahjaga theksoi se vizita në Iowa dëshmon lidhjen e fuqishme të Kosovës, përmes marrëveshjes së nënshkruar për partneritet shtetëror. Sipas njoftimit për media, Presidentja vlerësoi edhe rolin e SHBA-së për paqen, lirinë dhe demokracinë në Kosovë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.