Është publikuar në portalin E-Albania lista e aktiviteteve të lejuara. Lista gjendet e plotë në link:
https://e-albania.al/PopupBizneset/Lista_e_aktiviteteve_te_hapura.pdf
Sipas listës lejohen aktivitetet bujqësore, aktivitetet e tregtimit me shumicë të pothuajse gjithë produkteve.
Të mbyllura vijojnë të mbeten: flokët dhe trajtime të tjera të bukurisë, aktivitete të mirëmbajtjes trupore, palestra, arsimi, tregtia e luleve, orëve e bizhuterive, transporti rrugor i pasagjerëve, taksitë, tregtia me pakicë e veshjeve, këpucëve, mallrat e përdorur, qilimave, artikujve sportivë, mobilieve, lodrave, pajisjet e telekomunikacionit në dyqane të specializuara, pajisjeve audio e video. Të ndaluar janë dhe transporti detar dhe ajror i pasagjerëve.
Aktivitetet e shërbimit të pijeve (bar, kafe dhe lokal) vijojnë të jenë të mbyllura dhe mund të jenë të fundit që do të hapen.
Krahas këtij urdhri është publikuar dhe një udhëzues i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) që u rekomandon punëdhënësve praktikat e duhura të kufizimit të përhapjes së COVID-19, duke sjellë zvogëlimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve, për të ruajtur vijimësinë e biznesit dhe krijimin e një ambient pune të shëndetshëm.
https://e-albania.al/PopupBizneset/Protokollet_qe_duhet_te_zbatojne_bizneset_e_hapura.pdf
Të dhënat u publikuan më herët në Monitor, në link: https://www.monitor.al/zbardhet-lista-e-detajuar-e-aktiviteve-qe-lejohen-dhe-atyre-te-mbyllura-ja-rregullat-e-reja-qe-duhet-te-zbatojne-punedhenesit-per-kufizimin-e-covid-19/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
kujtimi jam tregetar ne durres nuk po perfitoi nga paga e luftes nuk e di pse i paguaieet ju lute siguracionet dhe detyrimet ju lutem na ndihmonii
Per te vleresuar nese punonjesit e biznesit te mbyllur bazohen tek nje kod idiot i Instat-it qe quhet kodi NVE. Nderkohe qe i njejti kod perfshin biznese qe mund te jene hapur dhe biznese qe detyrimisht duhet te jene mbyllur.
Konkretisht kodi I5610 (ose 5610) perfshin Restorante dhe sherbim ushqimor te levizshem.
Nje restorant qe ka qe me 13 mars i mbyllur, do te aplikoje per paketen e ndihmes Rama-2 per punonjesit e vet, por nuk do ti aprovohet kerkesa sepse eshte ne kodin NVE I5610 ne te cilin eshte edhe sherbimi ushqimor i levizshem qe lejohet te punoje.
Prsh!një sqarim deshta ju lutem.Veterineret a janë të lirë të ushtrojnë profesionin e tyre 24 orë.se na duhet të lëviz orar pa orar.fm
po