Më pak se një javë pas dekretimit të Genti Sejkos për Guvernator të Bankës së Shqipërisë, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Sipas burimeve, kryeministri Rama ka mbërritur në Presidencë në orët e para të mëngjesit, para nisjës së seancës së Kuvendit. Takmi mësohet të ketë zgjatur më shumë se 30 minuta dhe asnjëra nga palët nuk bënë të ditur se në çfarë konkluzioni është arritur.
Për dekretin e Presidentit, Genti Bejko, mazhoranca nuk është shprehur se do ta mbështesë apo jo, por ka lënë të kuptohet se nuk është pro tij.
Kryeministri dhe Presidenti zhvilluan procedura të ndara për zgjedhjen e një emri si guvernator të BSH pas skandalit të vjedhjes./Oranews.tv
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.