Ka të njëjtën skemë mekanike dhe aftësi për terrene jashtë asfalti me modelin Nissan X-Trail, por dizajni është përshtatur me frymën e re stilistike të kompanisë. Detajet janë realizuar me shumë kujdes
KЁTЁ HERЁ Koleos mund t’ia dalë mbanë. Ndryshe nga seria e mëparshme e pafat, në vitin 2008, ky model i ri ka një dizajn të bukur, koherent me atë të modeleve më të mëdha Renault, si ai Talisman, si dhe cilësi montimi tejet të lartë, të domosdoshme për një sektor si ai i makinave SUV të segmentit D, që është në rritje të vazhdueshme në proporcion edhe me konkurrencën.
I realizuar me kujdes në çdo detaj, në veçanti konfigurimi Initiale Paris, me sedilje lëkure e mbështetëse koke të rehatshme, si dhe detaje të tjera, të tilla si sistemi multimedial R-Link 2 me ekran me prekje 8.7 inç (i cili suporton Apple CarPlay dhe Android Auto) dhe stereo Bose, të cilat theksojnë përkatësinë e këtij versioni ndër më të mirat modele Renault. Njësoj si pararendësi, modeli aktual Koleos, është prodhuar në Kore, në fabrikën e Renault Samsung Motors, ku realizohen edhe modelet Nissan X-Trail për tregun e Amerikës së Veriut.
Jo rastësisht këto dy modele ndajnë 50% të pjesëve të tyre, duke filluar nga platforma Cmf C/D, deri tek skema mekanike dhe aftësitë e tyre jashtë asfaltit. Dizajni është në përputhje me orientimin e ri të kompanisë. Detajet e Renault Koleos janë realizuar me kujdes, njësitë motorike janë diesel (me versionet 1.6 prej 131 kf dhe 2.0 prej 177 kf). Trasmisioni, i cili mund të jetë 4×2 ose 4×4, është i pajisur me kambio manuale me gjashtë marshe ose nga ajo me variacion të vazhdueshëm. Modeli i provuar në rrethinat e Helsinkit ishte versioni dCi 175 X-Tronic 4×4 Initiale Paris. Përveçse e realizuar me kujdes dhe e rehatshme, me shumë hapësirë në kabinë (me hapësirë të mjaftueshme për këmbët e pasagjerëve prapa), shoqëruar nga një bagazh relativisht i madh (nga 579 deri në 1.795 litra) dhe rezultoi shumë e qetë.
Rol për këtë luajnë xhamat anësorë me shtresa dhe funksionimi i veçantë i kambios X-Tronic, e cila sillet si një Cvt, duke e lejuar motorin të punojë në regjime të ulëta nëse drejtimi është i qetë dhe ndërkohë të punojë edhe si kambio automatike klasike (duke simuluar marshet) nëse drejtimi përshpejtohet. Vetëm rinisja e motorit në semafor është pak e ashpër. Mes kalibrimit të trasmisionit, suspensioneve të buta dhe sistemit të drejtimit jo fort të gatshëm por progresiv, drejtimi është i këndshëm pavarësisht pranisë së një nënkthimi të lehtë nëpër kthesa.
Me rrotat jashtë asfaltit, modeli Koleos ka treguar se është i aftë t’ia dalë edhe në situata jo fort të lehta, në sajë të mundësisë së fiksimit të shpërndarjes së momentit përdredhës mes boshteve, në vlerat 50:50, si dhe bllokimit “elektronik” të diferencialëve me Abs/Exp. Versioni dCi 130, i pajisur me motor diesel 1.6 dhe traksion në rrotat e para, ka treguar performanca të larta dhe manovrueshmëri të mirë të kambios manuale me gjashtë marshe, por zhurma brenda në kabinë ndihet.
Initiale Paris 4×4 MOTORI – L4 turbodiesel 1.995 cm3 FUQIA MAKSIMALE – 130 kW (177 kf) MOMENTI PËRDREDHËS – 380 Nm në 2.000 xhiro/min TRAKSIONI – integral KAMBIO – automatike Cvt 0-100 km/h – 9,5 s KONSUMI MESATAR – 17,2 km/l PËRMASAT – gjat. 467 – gjer. 184 – lart. 168 cm PESHA – 1.696 kg ÇMIMI – 43.200 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Një projektligj ka në objekt krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake parashikon gjithashtu se kjo e fundit mund të hyjë në marrëdhënie me të tretë që mund të jetë ose bashkim operatorësh pse partneritet…
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekti i radhës i partneritetit publik-privat që po mbështet me financim nga sektori bankar vendas. Banka Kombëtare Tregtare (BKT) po financon me një kredi prej 56 milionë eurosh shoqërinë Vlora International Airport, me qëllim investimin për ngritjen e atij që…
Edhe përgjatë 2023 peshën kryesore të të ardhurave të grumbulluara nga taksat e 61 bashkive në vend vijon ta mbajë taksa e ndikimit në infrastrukturë. Rreth 63% të peshës për zërin e të ardhurave nga taksat dhe tatimet e pushtetit vendor e mbajti taksa e…
Barra e sëmundjeve ka qenë më e lartë vitin e kaluar, teksa të dhënat zyrtare tregojnë për zgjerim të sëmundjeve kronike dhe shtrimeve në spitale. Të dhënat zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se për vitin 2023, numri total i…
“Nga 331,742 vende pune në mbyllje të vitit 2019, në fund të vitit 2023, pra për një periudhë 4 vjeçare, kemi 419,126 vende pune apo mbi 87 mijë vende pune më shumë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në një periudhë katërvjeçare, 2019-2023,…
Politikat e brendshme në vendin tonë nuk i kanë kushtuar vëmendje zhvillimit të kapitalit njerëzor, dmth investime dhe politika zhvillimi në arsim dhe në shëndetësi, strehim dhe mbrojtje sociale që të garantojë zhvillimin e aftësive në shoqëri. Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (Wbif) që…
Rritja e kostos së punës për bizneset po mban të larta presionet e brendshme inflacioniste në ekonominë shqiptare. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kostot e punës për njësi u rritën me 5.4% në tremujorin e katërt të vitit 2023. Rritja e këtij treguesi ngelet…
Jeta e vrullshme e viteve të fundit na mbërthen dhe në rast se ka diçka që është bërë shoku i pandashëm i ditëve tona, është stresi. Shumë flitet për stresin apo çrregullimet e shëndetit mendor, pak dihet praktikisht për të. Studime të shumta kanë dalë…
Është prezantuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet…
Rendimenti (yield) i qirasë, kthimi vjetor nga dhënia me qira e një prone, është thelbësor për investitorët e pasurive të paluajtshme. Rendimente më të larta, do…
Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfidat, dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe rëndësia e tyre në shoqëri, nga pesë rajone, Kosova,…
Copyright Haven van Antwerpen-Brugge/Porti Antwerp-Bruges Shitjet e makinave elektrike në Europë janë relativisht të ulëta, por kjo është vetëm një nga arsyet sepse makinat po…
“Nevoja për bashkëpunimin global mes kompanive publike dhe private nuk ka qenë kurrë kaq e fortë, mbi të gjitha sepse sulmet ndaj institucioneve financiare mund të…
Burnout, nuk përjetohet vetëm nëse e urreni punën tuaj. Kujdesi i tepërt për punën, mund të jetë gjithashtu i dëmshëm për shëndetin mendor, thotë Kandi Wiens,…