Bursat aziatike e nisën mëngjesin e ditës së sotme në nivele të larta krahasuar me një ditë më parë, ndërsa vëmendja e investitorëve vazhdon të jetë sërish në debatin e zhvilluar ndërmjet Clinton dhe Trump.
Për pjesën më të madhe të investitorëve Clinton do të jetë fituesja e zgjedhjeve presidenciale, kjo edhe sepse shumë pak mund të parashikojnë se çdo të ndodhë me politikën e jashtme, me marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë dhe më ekonominë e vendit me Trumpin si president.
Sipas sondazheve të fundit gara e kandidatëve është shumë e vështirë sepse ata lëvizin me shumë pak pikë diferencë nga njëri-tjetri, ku kryeson Clinton me 4 për qind pikë përpara.
Indeksi i aksioneve MSCI jashtë Japonisë u rrit me 0.6 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225 shënoi një rritje prej 0.8 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.