Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit ka rrëzuar sot Dekretin e Presidenti të Republikes mbi Ligjin e Turizmit, gjë që i hap rrugen diskutimit në seancën e ardhshme parlamentare.
Ligji i ri i Turizmit duhet të pasohet nga një sërë aktesh nënligjore që do ta bëjnë të vlefshëm dhe të aplikueshem këtë ligj.
Sipas relacionit, pr.ligji i turizmit parashikon:
– Në kuadër të zhvillimit të turizmit, jepen toka në dispozicion për 99 vite
– Pasuritë të paluajtshme shtetërore mund të vendosen në dispozicion mes kontratës 1 euro
– Për investimet “strategjike të veçanta” parashikohet transferimi i pronësisë të pasurive tek investitori privat
– Brenda 18 muajsh, të gjithë hotelet në vend do të klasifikohen rigorozisht në bazë të yjeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.