Vendet më të varfra po goditen më shumë si pasojë e çmimeve të ulëta të mallrave dhe me forcimin e dollarit që ka shtuar kostot e shlyerjes së borxheve, sipas ekspertëve…
Vendet në zhvillim po përballen me rritjen e ndjeshme të shlyerjes së borxhit pasi janë goditur dyfish si nga çmimet e ulëta të mallrave ashtu edhe nga dollari i forcuar, dhe më shumë vështirësi priten pas rritjes së normave të interesit nga banka qendrore e Shteteve të Bashkuara këtë javë.
Një nga grupet e ekspertëve, Jubilee Debt, tha se disa nga vendet më të varfra të botës janë përballur me kostot e shtuara të pagesës, si raport ndaj të ardhurave, duke kapur nivelin më të lartë të një dekade. Arkat e shteteve kanë shteruar si rezultat i të ardhurave më të ulëta nga eksporti i mallrave, si dhe nga madhësia e borxhit në dollar, e cila është rritur me forcimin e këtij të fundit.
Dollari është rritur me më shumë se 6% përkundrejt shportës me monedha të tjera të forta në gjashtë muajt e fundit, duke qenë se investitorët parashikojnë se shpenzimet e planifikuara nga Presidenti Donald Trump do të nxisin rritjen ekonomike amerikane, si dhe Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara do të pasojë rritjen e normave të dhjetorit akoma më shumë këtë vit.
Pasi shifra e punësimit tejkaloi parashikimin, një rritje në norma të interesit nga drejtuesit e Rezervës Federale shikohet si e pashmangshme nga investitorët.
Kjo do të rrisë kostot më tepër për vendet e varfra, të cilët kanë marrë në vitet e fundit janë zhytur në borxhe nga vendet perëndimore, ku normat e interesit kanë qenë të ulëta, nxjerr si përfundim grupi i ekspertëve Jubilee Debt.
Tim Jones, ekonomist në këtë grup, paralajmëron se rritja e kostove të borxhit i ka vendosur vendet në zhvillim nën presion të shtuar në një kohë kur këto vende kanë nevojë që të shpenzojnë më shumë në brenda për të arritur objektivat e qëndrueshmërisë nga Kombet e Bashkuara, një vazhdimësi objektivash për t’u arritur deri në 2030-ën.
Rritja e shpejtë e pagesave për shlyerjen e borxhit në shumë vende po vjen pas një boom-i në huamarrje, rënie në çmimet e mallrave, forcimit të dollarit amerikan dhe tani rritje në interesat,- tha Jones.
Ai paralajmëron se ka një rrezik se kreditë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe të tjerë huadhënës do të përdoren për të shpëtuar “huadhënës të pakujdesshëm” të cilët ishin në rrezik mospagimi për vendet e goditura nga kriza. Kjo do të çojë në një vit me stanjacion ekonomik, si rasti i Greqisë së ngarkuar me borxh, shtoi Jones.
Në vend të kësaj, huadhënësit e pakujdesshëm duhet t’i dalin për krah disa prej kostove duke pranuar pagesa më të ulëta, tha ai.
Analizat nga Jubilee Debt treguan se pagesat mesatare të qeverive për borxh të jashtme si raport ndaj të ardhurave në 112 vende në zhvillim për të cilat disponohen të dhëna janë rritur nga 6.7% në 2014-ën në 9.7% në 2016-ën. Ky është niveli më u lartë që nga 2007-a.
/The Guardian/