- Pas shumë vitesh, që Kina ka qenë partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, SHBA duket sikur po zënë vendin e parë, ndërsa viti përparon.
- Eksportet dhe importet e kombinuara midis Gjermanisë dhe SHBA-së, arritën në 63 miliardë euro, midis janarit dhe marsit 2024, ndërsa tregtia me Kinën, arriti në pak më pak se 60 miliardë euro.
- Gjermania ka përshtatur strategjinë e saj për Kinën, duke u kërkuar kompanive, që të “zhdukin rrezikun” nga vendi, vitin e kaluar.
Disa faktorë luajtën një rol në këtë ndryshim, tha Carsten Brzeski, kreu global i kërkimit makro në ING Research.
“Ky ndryshim, është rezultat i disa faktorëve: rritja e fortë ekonomike në SHBA, ka rritur kërkesën për produkte gjermane. në të njëjtën kohë, shkëputja nga Kina, kërkesa e brendshme më e dobët në Kinë, duke qenë në gjendje të prodhonte mallra, që importonte më parë nga Gjermania (kryesisht makina), reduktoi eksportet gjermane në Kinë”, tha ai.
Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Gjermanisë për vite, por hendeku midis Kinës dhe SHBA-së, është ngushtuar vitet e fundit. SHBA, ka qenë gjithashtu prej kohësh një treg më i madh për eksportet gjermane sesa Kina, tha Holger Schmieding, kryeekonomist në Berenberg Bank.
Ndërsa pjesa e eksporteve gjermane në SHBA, ishte në rritje vitet e fundit, ajo e Kinës ka qenë në rënie, vuri në dukje ai. “Ekonomia kineze, po ‘belbëzon’ dhe kompanitë gjermane, po përballen me konkurrencë më të ashpër, nga firmat kineze të subvencionuara,” tha Schmieding.
Dallimi kryesor, është se tani edhe SHBA-të po bëhen më të rëndësishme, kur bëhet fjalë për importet, vuri në dukje ai.
Gjermania, ka ndjekur një strategji të re për Kinën, duke u bërë thirrje kompanive, të “zhdukin rrezikun” nga Kina vitin e kaluar. Kina do të mbetet një partner për Gjermaninë, ka theksuar qeveria e vendit, dhe nuk duhet të ketë një “ndarje”, por “rivaliteti sistemik” ka karakterizuar gjithnjë e më shumë marrëdhëniet midis të dyjave.
Tensionet janë rritur gjithashtu, midis Bashkimit Europian dhe Kinës, ku të dyja vende kanë nisur hetime për praktikat tregtare të njëri-tjetrit, dhe duke kërcënuar se do të vendosin tarifa për importet.
Muajin e kaluar, një studim nga instituti ekonomik gjerman Ifo, zbuloi se sasia e kompanive, që thonë se janë të varura nga Kina, ra nga 46% në shkurt të vitit 2022, në 37% në shkurt të 2024. Kjo ishte e lidhur me më pak kompani, që mbështeteshin në lëndët e para kineze, thuhet në raport.
“Fakti, që SHBA, është bërë partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, vërtet ilustron ndryshimin e modeleve tregtare dhe shkëputjen graduale nga Kina”, tha Brzeski. / CNBC