Muaji Maj po risjell gradualisht dhe me hapa të ngadaltë normalitetin në ekonomi. Karantina dhe bizneset, po zhvillohen tanimë përmes orarve të përcaktuar, duke ofruar kështu më shumë liri për individët dhe sipërmarrësit. Fillimi i ri, do të përshtatet edhe me rregulla të reja, duke kërkuar që cdo veprim të kryhet me maska mbrojtëse e doreza. Por ky nuk do të jetë i vetmi ndryshim me të cilin do të përballemi, pasi sjelljet e konsumatorëve nuk do të jenë të njëjta me ato para pandemisë.
Me rreth 61 mijë persona të dalë nga skema e sigurimeve, dhe ku një pjesë e punonjësve, ende nuk e kanë marrë pagën e luftës në llogarinë e tyre bankare, blerjet janë përqëndruar vetëm në produktet bazë.
Sipas studiuseve të sjelljes konsumatore, dalja nga karantina si dhe frika e rikthimit të pandemisë, do të sjellë një qasje tjetër ndaj konsumit. Kjo do ta shtyjë individin drejt kursimit dhe blerjeve të mirë menduara.[lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.