Të gjithë ne ëndërrojmë të braktisim rutinën dhe të arratisemi në një ishull tropikal, ndërkohë që një llogari magjike në bankë gjeneron për ne miliona.
Por, sipas ekspertëve, studimet tregojnë se pjesa më e madhe prej nesh janë mirë mendërisht dhe fizikisht kur janë të punësuar.
Të gjesh ekuilibrin e duhur mes punës, çlodhjes dhe kënaqësisë në një ambient pune është gjëja më e mirë për t’u bërë. Por kjo është më e vështirë të bëhet se të thuhet.
Ne të gjithë e dimë ngarkesën e madhe mendore dhe fizike që shkaktohet prej stresit të vazhdueshëm. Në spektrin e larmishëm të gjërave, ambientet toksike mund të shkaktojnë produktivitet të ulët, kushte jo të sigurta dhe largim të vazhdueshëm të punonjësve. Nuk duhet ta thotë një studiues që vendet më të lumtura të punës janë më të mira për drejtuesit, punonjësit dhe kompaninë në përgjithësi. Lind pyetja, si të kujdeseni për mirëqenien tuaj në vendin e punës?
1.Kufizoni orët e punës ekstra
Angazhimi në punë ndonjëherë mund të bëhet i çmendur, por kur orët e gjata bëhen normë dhe jo përjashtim, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Nëse edhe ju jeni në këtë situatë, flisni së pari me drejtuesin tuaj.
2.Planifikojini mbledhjet gjatë orarit të punës
Planifikimi i mbledhjeve që nisin dhe përfundojnë gjatë orarit zyrtar të punës do të mbrojë kohën tuaj të çmuar “jashtë zyrës”.
3.Bëni pushime të rregullta
Të jesh gjithnjë i zënë në çdo moment, në fund çon drejt ezaurimit. Shumë studime thonë që pushimet e shkurtra – si fizike edhe mendore – mund të rrisin produktivitetin.
4.Përpiquni të mos e merrni punën në shtëpi
Të punoni një ose dy orë në shtëpi për të përmbyllur një projekt pune mund të bëhet shumë shpejt një zakon, por konsiderojeni si një përjashtim e jo si një rregull. Koha e çlodhjes është jetike për një ekuilibër të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale.
5.Merrni ditët tuaja të pushimeve
Ditët e pushimeve kanë ndikim të madh te shëndeti mendor dhe fizik. Një javë pushim mund të zvogëlojë stresin që shkaktohet nga puna, të parandalojë ankthin dhe depresionin dhe të rrisë ecurinë dhe produktivitetin tuaj.
6.Është në rregull të thuash ‘jo’ ndonjëherë
Mund të jetë e vështirë për t’u thënë, por ‘jo’ nuk është një fjalë e pistë kur flitet për ngarkesën tuaj në punë. Tregohuni të sinqertë dhe shpjegoni qartë arsyet tuaja. Në afatin e gjatë, rezultati do të jetë pozitiv dhe herës tjetër do të jeni në një situatë më të mirë për të thënë po.
7.Qëndroni larg teknologjisë
Ju duhet t’i rezistoni presionit për të parë në punë email-e që nuk lidhen me të. Ky mund të jetë një zakon i përhapur në shumë ambiente pune. Jepni shembullin tuaj dhe shmangni që kontrollimi i email-eve natën vonë të bëhet pjesë e kulturës suaj të punës.
8.Kërkoni të punoni me orare fleksibël, nëse është e mundur
Përshtatja e punës me jetën e përditshme mund të përmirësojë mirëqenien në përgjithësi.
Burimi: First