Sipas parashikimit të analistëve të IDC, këtë vit, shitjet botërore të pajisjeve wearable si orët dhe byzylykët smart do të rriten me 15% në 133 milionë njësi.
Në pesë vitet e ardhshme, shitjet do të regjistrojnë një normë vjetore rritjeje prej 13,4%, duke arritur në 219,4 milionë njësi në vitin 2022.
“Konsumatorët më së fundi, po fillojnë të kuptojnë rëndësinë e një smartwatch”, shpjegon analisti Jitesh Ubrani. Për momentin, ato gjejnë përdorim më të gjerë në sport, gjithsesi po rritet përdorimi i tyre për mesazhet në rrjetet sociale.
Eksperti shton se përdoruesit tërhiqen edhe nga lidhja e tyre me celularin, e cila nxjerr në pah lloje të tjera përdorimi, si për shembull streaming muzikor.