Baio do Sancho në Brazil është plazhi më i bukur në botë, ndërsa La Concha Beach në Spanjë është plazhi më i dashur në Europë
Plazhi më i bukur dhe më i dashur në botë është Baio do Sancho në Brazil, ndjekur nga Varadero Beach në Kubë dhe Eagle Beach (Aruba), të dyja në Karaibe. Ndërsa në Europë, plazhi më i dashur është La Concha Beach, në Vendet Baske (Spanjë).
Këto janë preferencat e turistëve ndërkombëtarë që me votimet dhe përshtypjet e tyre kanë zgjedhur 10 plazhet më të mira në botë.
Klasifikimi TripAdvisor Travelers’ Choice® Beaches Awards 2019 përpilohet si çdo vit, në bazë të cilësisë dhe sasisë së përshtypjeve, si dhe pikëve që u japin çdo vit turistët ndërkombëtarë plazheve në të gjithë botën në platformën TripAdvisor në 12 muajt e fundit.
Përshtypjet e turistëve këtë vit vlerësojnë 352 plazhe me klasifikime nga bota, Afrika, Azia, Europa, Amerika e Jugut, Amerika Qendrore, Lindja e Mesme, Paqësori Jugor, Karaibet, Kosta Rika, Franca, Gjermania, Greqia, India, Indonezia, Irlanda, Italia, Japonia, Meksika, Zelanda e Re, Portugalia, Spanja, Tajlanda, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Baia do Sancho është zgjedhur “Plazhi më i mirë në botë” për vitin 2019. Udhëtarët e TripAdvisor e kanë cilësuar si “një parajsë” dhe “një vend përrallor”. Në vend të dytë është Varadero në Kubë dhe Eagle Beach në Aruba, në vend të tretë.
10 plazhet më të bukura në botë
1. Baia do Sancho, Pernambuco, Brazil
2. Varadero Beach, Kubë, Karaibe
3. Eagle Beach, Aruba, Karaibe
4. La Concha Beach, Vendet Baske, Spanjë
5. Grace Bay, Turks and Caicos, Karaibe
6. Clearwater Beach, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
7. Spiaggia dei Conigli, Sicili, Itali
8. Seven Mile Beach, Ishujt Cayman, Karaibe
9. Playa Norte, Gadishulli Yucatán, Meksikë
10. Seven Mile Beach, Xhamajka, Karaibe
10 plazhet më të mira në Europë
1. La Concha Beach, Vendet Baske, Spanjë
2. Spiaggia dei Conigli, Sicili, Itali
3. Falesia Beach, Algarve, Portugali
4. Playa de Ses Illetes, Ishujt Balearë, Spanjë
5. Balos Lagoon, Kretë, Greqi
6. Bournemouth Beach, Mbretëri e Bashkuar
7. Elafonissi Beach, Kretë, Greqi
8. Fig Tree Bay, Famagusta District, Qipro
9. Cala Rossa, Sicili, Itali
10. Playa de Muro, Ishujt Balearë, Spanjë