Donald Trump ka pranuar fillimin e tranzicionit zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën.
Presidenti tha se agjencia federale që mbikëqyr dorëzimin duhet “të bëjë atë që duhet bërë”, edhe pse ai u zotua se do të vazhdonte rrugën ligjore për të kundërshtuar humbjen e tij në zgjedhje.
Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) tha se po e pranonte Z. Biden si “fituesin e dukshëm”. Kjo erdhi pasi fitorja e Biden në shtetin e Miçiganit u certifikua zyrtarisht, një goditje e madhe për Trump.
Njoftimi i GSA do të thotë që presidenti i zgjedhur tani ka qasje në njoftimet kryesore të sigurisë, hapësirën e zyrës dhe zyrtarët qeveritarë.
Si e priti ekipi i Biden?
Ekipi i Biden e mirëpriti fillimin e procesit të tranzicionit ndërsa presidenti i zgjedhur demokrat përgatitet të betohet në 20 janar.
“Vendimi i sotëm është një hap i nevojshëm për të filluar trajtimin e sfidave me të cilat përballet vendi ynë, duke përfshirë marrjen e pandemisë nën kontroll dhe duke vënë ekonominë tonë përsëri në rrugën e duhur”, tha ekipi në një deklaratë.
Më herët, Z. Biden zbuloi antarët për ekipin e tij të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare, të përbërë nga kolegë të vjetër nga vitet e tij në administratën e Obamës.
Ai është vendosur të emërojë Anthony Blinken si Sekretar të Shtetit dhe John Kerry i dërguari special i presidentit për çështjet e klimës, ndërsa Janet Yellen është këshilluar të jetë sekretarja e parë femër e thesarit amerikan. Shumica e emërimeve do të kërkojnë konfirmimin e Senatit.
A ka pranuar humbjen Trump?
Z.Trump shkroi në Twitter ndërsa GSA, e cila ka për detyrë të fillojë zyrtarisht ndryshimet presidenciale, informoi ekipin e Biden se do të fillonte procesin e tranzicionit. Administratorja e GSA, Emily Murphy tha se ajo po vinte në dispozicion të presidentit të zgjedhur një fond prej 6.3 milionë dollarë.
“Në interesin më të mirë të vendit tonë, unë jam duke rekomanduar që Emily dhe ekipi i saj të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare dhe i kam thënë edhe ekipit tim të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi Trump.
Ai nuk pranoi humbjen, megjithatë, dhe vazhdoi të përsërisë pretendimet pa fakte të mashtrimit në zgjedhje, duke u zotuar të vazhdojë “luftën e mirë”. Vlen të përmendet se Z. Trump nuk ka pse të pranojë që Z. Biden të betohet si presidenti i 46-të i SHBA./BBC